Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqaj ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me shtesat për pensionet.
Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po e siguron shëndetin dhe as nuk po ndihmon qytetarët e të papunët.
Postimi i saj:
3 qeveri në 1 pandemi; 3 qeveri që braktisën qytetarët.
Në vend të mbështetjes, braktisje. Në vend të solidaritetit me shumicën, ndihma për pakicën.
Edhe qeveritë e djathta nëpër botë kanë implementuar masa mbështetëse krahas masave të pandemisë. Tek ne, një qeveri e deklaruar e majtë, nuk e bënë asnjërën; as nuk siguron shëndetin e qytetarëve as nuk ndërmerrë hapa për të ndihmuar punëtorët e të papunët.
Edhe më keq se kaq, tash po ju heq pensionistëve, qytetarët me më së shumti vdekje gjatë pandemisë, shtesat simbolike që iu dhanë; shtesa që sigurisht veç në barna iu kanë shpenzuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.