×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen dy persona në Gjilan, e keqpërdorën seksualisht një të mitur për 60 ditë

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 16:45

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar sot dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit gjatë muajit shkurt dhe mars të 2021, kanë sulmuar seksualisht një vajzë të moshës nën 16-vjeçare.


    “Gjilan, 16 Prill 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

    “Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet. Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!