×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Gjilanit, një të burgosuri i kapet substancë narkotike në rroba

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 15:52

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës.

    “Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

    Sipas SHKK-së, substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!