Një person është ndaluar në brezin kufitar Kosovë – Serbi, i dyshuar për kontrabandë me mallra.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se në veturën e këtij të fundit, është vërejtur se ka pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë kornizë të plastikës për targa të automjeteve, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Brezi Kufitar / 03.09.2024 – 20:50. Më datë 03.09.2024 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë –RKS njësia e task forcës – Lindje e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës ka vërejtur një automjet me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Automjeti i dyshuar të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë korniza tē plastikës për targa tē automjeteve në total gjithësej 20000 copë, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
Më tej, thuhet se automjeti dhe malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, Dheu i Bardhë. /Reporteri.net/.