Prokuroria Themelore ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të kryerjes së veprës penale “kultimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Sipas një njoftimi të lëshuar, bëhet e ditur se bimët janë gjetur në komunën e Vitisë, me gjatësi prej 80 deri në 210 centimetra, të cilat janë asgjësuar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Gjilan, 30 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin E.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 Gusht 2024, gjatë realizimit të urdhërkontrollit nga ana e zyrtarëve policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 bimë ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat janë asgjësuar”, thuhet në njoftimin e plotë.
Teksa në përfundim, kanë njoftuar se i njëjti gjendet në masën e ndalimit dhe se do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.
/Reporteri.net/.