×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një grua shtatzënë nga Gjakova e prekur me COVID-19

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 8:40

    Sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur gruaja shtatzënë e cila ishte e shtrirë në Kilinikën Infektive në QKUK.


    Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

    Pacientja gjendej në Klinikën Infektive të QKUK’së qe disa ditë në mjekimin intenziv.

    “Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Bëhet fjalë për gruan shtatzënë e cila ishte e prekur me koronavirus”, ka thënë Kolaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!