Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi duke u thirrur në aplikimet për pako emergjente, dje ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta.
Bislimi tha se numri i të papunëve për një muaj shënoi rënie 6.6 për qind dhe se thënë se shkalla e papunësisë nuk ka qenë asnjëherë me përqindje kaq të ulët sa është tash.
Lëvizja Vetëvendosje, parti së cilës i takon Bislimi sot ka shkruar për numrin e punëtorëve të rinj që janë regjistruar.
Kjo parti thotë se për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror, shkruan Reporteri.
Aty potencohet se ky numër mund të rritet në ditët në vijim pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19.
“Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Po ashtu në një njoftim të ilustruar të LVV’së thuhet se punëtorët tash do të kenë më të lehtë t’i raportojnë shkeljen e të drejtave, pasi kanë kontrata. /Reporteri
https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10156804786142000/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARB2nZaJJMiMuHchd2DpRP9-k6erlcgYy2sOamScfG74dDaQ_JslFk_C2hqff0LuDiRmCvoTh9toBVdnY_b3HpxsQBH4atvtRYX7Q1O7lyI-XbMPB6FtGdArXgr8hrM56LCPBRdqBRvzVoIew_SZdJL7Ngx7yE3Sb9CHIt3mTg8hHFiyVyDR5UUvbUNdAEkTCN5-lrGA9RLmp8W0303jZzXnCcPP0j_a9dC951EEMcobyiZRc9apcjqjzqGaZeg968cSDzutmtWb9RWzbTClqGVZLOrrcQk9ZOFT0feocUdiJSx8SqSgUf8u15ACWH2_0TxxaImwG-WS6Gn3Yg&__tn__=-R