×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ahengun ku këndoi këngëtari i prekur me Coronavirus ishte i pranishëm edhe Lutfi Haziri

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 0:05

    Këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë ka dalë pozitiv me Koronavirus, më 13 mars ka kënduar në një aheng ditëlindjeje në Gjilan, aty ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.


    I kontaktuar nga Insajderi, kryetari i Gjilanit, ka thënë që nuk ka pasur kontakt me këngëtarin Sejdiu.

    “I uroj shërim të shpejt Muhamet Sejdiut, por asnjë kontakt me të nuk e kam pas”, ka thënë Haziri.

    Ndërkohë, në këtë aheng, Haziri kishte shkuar bashkë me familje, ndërsa po atë ditë në Kosovë ishin shënuar dy rastet e para me Koronavirus, po ashtu ishin të pranishëm edhe 50 persona të tjerë.

    Në të njëjtin aheng ka qenë edhe këngëtari tjetër i njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi-Xeni, ka shkruar Reporteri.net.

    Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, janë dy rastet e fundit që dolën pozitiv me Koronavirus. Tashmë ka shkuar në 19-të numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.

    Kujtojmë se më 13 mars Qeveria e Kosovës në një mbledhje të Jashtëzakonshme, mori vendim që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restaurantet, klubet e natës, e kështu me radhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!