Frika nga koronavirusi ka mobilizuar kosovarët që të pajisen me maska mbrojtëse. Madje, nëpër barnatoret e vendit vështirë se mund të gjenden të tilla. Por, dikush duket se po i shet ato online, sidurisht me çmim më të lartë.
Çmimi i një maske i cili fillimisht varionte 20 deri në 25 centë nëpër barnatoret kosovare tash është rritur në 2 dhe 3 euro. Por edhe me këtë çmim maskat mbrojtëse për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes vështirë se po mund të gjenden nëpër barnatoret e Prishtinës.
Express gjatë ditës martë sotme ka qëndruar në disa nga barnatoret e kryeqytetit. Në shumicën prej tyre, përpos një rasti, maska nuk ka pasur.
E tashmë ka filluar publikimi i shpalljeve online për shitjen e maskave mbrojtëse.
Në faqen për shitblerje “MerrJep”, dikush ka publikuar maska për të cilat ka caktuar çmimin 1 euro.
Maskat e publikuara në “MerrJep”, në barnatore kanë çmimin 20 centë.
Nuk mund t’i gjeni në barnatore, por maskat po shiten në “MerrJep”
Frika nga koronavirusi ka mobilizuar kosovarët që të pajisen me maska mbrojtëse. Madje, nëpër barnatoret e vendit vështirë se mund të gjenden të tilla. Por, dikush duket se po i shet ato online, sidurisht me çmim më të lartë
Çmimi i një maske i cili fillimisht varionte 20 deri në 25 centë nëpër barnatoret kosovare tash është rritur në 2 dhe 3 euro. Por edhe me këtë çmim maskat mbrojtëse për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes vështirë se po mund të gjenden nëpër barnatoret e Prishtinës.
Gazeta Express gjatë ditës martë sotme ka qëndruar në disa nga barnatoret e kryeqytetit. Në shumicën prej tyre, përpos një rasti, maska nuk ka pasur.
E tashmë ka filluar publikimi i shpalljeve online për shitjen e maskave mbrojtëse.
Në faqen për shitblerje “MerrJep”, dikush ka publikuar maska për të cilat ka caktuar çmimin 1 euro.
Maskat e publikuara në “MerrJep”, në barnatore kanë çmimin 20 centë.
Derisa në barnatore ka mungesë të tyre, personi që ka publikuar shpalljen për shitjen e maskave, duket se është furnizuar mjaftueshëm.
Ndërkohë në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, kosovarët janë alarmuar javëve të fundit rreth përhapjes dhe pranisë së koronavirusit. Vetëm gjatë ditëve të fundit rreth dhjetë personave u janë bërë analizat me dyshimet për koronë. Por fatmirësisht, të gjitha këto raste kanë rezultuar negative