×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 7:41

    Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.


    Takimi i sotëm mbahet me ftesë të Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar gjatë së mërkurës për në Bruksel, ku sot pritet edhe të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.

    Në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kështu kanë bërë të ditur dje nga zyra e kryeministrit.

    Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në këtë takimi, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

    Për të cilin takim kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekipi kosovar është i kompletuar dhe i përgatitur për të diskutuar obligimet financiare.

    “Nesër në Bruksel shkojmë me vlerësimet tona sa i përket obligimeve financiare. Pala serbe e ka sjell edhe atë temë, ndërkohë ekipi jonë është i përgatitur, një ekip shumë e kompletuar që merr pjesë atje”, deklaroi dje kryeministri Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!