Një perleshje mes dy familjeve ka ndodhur të martën rreth orës 09:00 në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se nëntë personat e përfshirë kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që kanë marrë, shkruan Reporteri.net.
“Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.
Policia tutje njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishekë dhe një shkop.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.