×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e Gruas, mbahet marshi tradicional i 8 marsit

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 7:29

    Sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kolektivi organizon marshin ‘Marshojmë S`festojmë.

    Aktiviteti organizohet në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu dhe fillon në ora 12:00.

    8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, është e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

    100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

    Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

    Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!