“Në janar u rrit tatimi në pronë, tani në prill energjia”, Hoti thotë se shteti është katandisur nga Qeveria Kurti

Ish kryeministri Avdullah Hoti thotë se shteti është katandisur nga mos-veprimet e Qeverisë Kurti në sektorë të ndryshëm, veçanarisht në atë ekonomik.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka numëruar disa nga dështimet e Qeverisë ku këtu ka përfshirë tatimin në pronë, rritjen e energjisë elektrike, rënien e rritjes ekonomike e shumë të tjera.

Ai shkruan se askush nuk po merret me zhvillimin ekonomik dhe sipas tij askush nuk po merret me punësimet.

Postimi i tij i plotë:

– Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.

– Nga prilli rritet energjia me 15%.

– Çmimet e konsumit mbesin të larta.

– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.

– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.

– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.

– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.

– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.

Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.

Si u katandisëm kështu?!