×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këto komuna dolën më së shumti votues në zgjedhje sot

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 19:58

    Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka nisur me publikimin e rezultateve online të zgjedhjeve që u mbajtën sot në nivel vendi në të gjithë Kosovën.


    Sipas KQZ’së deri në orën 19:40, përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotimet në nivel vendi është 44, 11 për qind.

    Sipas listës së KQZ’së, Zubin Potoku prinë me numrin më të madh të votuesve me 57,34% që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim. Pastaj vjen Prishtina me 55,50%.

    Sipas KQZ’së, në Prishtinë numri i votuesve shprehur në përqindje, arrin në 56,89% me afro 100 mijë persona që kanë votuar.

    Kujtojmë se KQZ, online po i numëron votat. Ato po ndryshojnë minutë pas minuti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!