×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë rifillon vaksinimi i fëmijëve

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 17:43

    Vaksinimi i fëmijëve, i ndërprerë për shkak të përhapjes së coronavirusit, ka rifilluar shërbimin nga sot në të gjitha institucionet e shëndetit primar në Prishtinë.


    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët, në pajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, për parandalimin e COVID-19.

    Në Qendrat e Mjekësisë Familjare të cilat shërbimin e vaksinimit e kanë të përbashkët me shërbimet tjera, janë vendosur tenda ku do të ofrohet shërbimi i vaksinimit. Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe disa Qendra kanë hyrje të veçantë për këtë shërbim dhe vaksinimi do të bëhet brenda objektit.

    Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi, gjatë vizitave që u bëri disa prej qendrave që kanë të vendosura tendat, ka thënë se vaksinimi i fëmijëve do të kryhet sipas programit dhe skemës së obligueshme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!