×
  • Lajme
  • Lajme

    Në protestën e serbëve që po vazhdon ende në kufirin në Bërnjak shihen persona të maskuar

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 23:04
    Fotografia:Kallxo.com

    Autoritetet kosovare e kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin me Serbinë në Bërnjak pas bllokimit të rrugëve në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve.

    Në protestën e serbëve që po vazhdon ende në kufirin në Bërnjak nga ana e serbëve janë parë persona të maskuar. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se grupe ekstremiste serbe të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

    Fotografia:Kallxo.com

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se pika kufitare në Bërnjak do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

    Kjo Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë. Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë. Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi”, thuhet në reagimin e MPJD’së.

    Mbyllet Bërnjaku për qarkullim, Sveçla tregon se një familje kosovare u kthye prapa me forcë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!