×
  • Lajme
  • Lajme

    Në seancën e ardhshme, Kuvendi voton shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:18

    Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.


    Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre. Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!