×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Universitetin e Prizrenit mbahet ligjërata për identitetin Rom dhe Anti-diskriminimin

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 11:02

    Pas sensibilizimit të 600 nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Prizrenit, janë sensibilizuar edhe studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, përmes një ligjërate të realizuar me 22 mars 2024 në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit, përcjell Reporteri.net. 

    “Në ligjeratë përpos studentëve morën pjesë edhe Rektori – Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Prof.Ass. Dr. Adelina Rakaj – Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë edhe Prof. Asoc.Dr. Serdan Kervan – Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe stafi akademik nga rekotoriati dhe administrata”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

    Tutje theksohet se ligjërata u realizua në bashkëpunimin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe OJQ-ve rome: Nevo Koncepti, Durmish Aslano dhe ROMTEGRA që e implemntojnë projektin “Promovimi i diversitetit dhe Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit dhe fushata ndërgjegjësuese në luftimin e diskriminimit”, financuar nga Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!