×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti dyditor

    Nën masa të rrepta sigurie, Zelensky arrin sot në Tiranë në Samitin për Ukrainën

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 8:25

    Dy vjet pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në Tiranë sot do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Samiti Ukrainë-Europa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Europës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash.

    Kosovën, në këtë samit, do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për Media.

    “Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë”, tha Kupina për gazetën online Reporteri.net.

    Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën që mbahet në Tiranë

    Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit.

    Presidenti ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të jenë pjesëmarrës edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore, raporton RTSH.

    Pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të behet edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama nga Ankaraja më 20 shkurt.

    Punimet e samitit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

    Ndërsa më 29 shkurt në Tiranë do të takohen liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët do të diskutojnë për planin e rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian. Në këtë takim pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka falënderuar presidentit shqiptar, Bajram Begaj për solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!