×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën ndikimin e alkoolit pejani rreh të dashurën, e bën për spital

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 9:43

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në komunën e Pejës, një i dyshuar mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij. Si pasojë e lëndimeve, viktimës i është ofruar tretman mjekësor shkruan Reporteri.net.


    E pas kontrollave mjekësore, viktima është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit me 0.84 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!