×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna nga Gjakova e lajmëron djalin në polici, ankohet se e rrihte atë dhe vajzën e saj me nevoja të veçanta

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 11:48

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë një grua ka lajmëruar djalin e saj në polici duke u ankuar se i njejti vazhdimisht po ushtronte dhunë ndaj saj dhe vajzës së sa me nevoja të veçanta.


    Viktimat kanë pranuar tretman mjeksorë, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

    “Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në mënyrë të vazhdueshme është duke u keqtrajtuar fizikisht ajo dhe vajza e saj me nevoja të veçanta, nga djali i saj- i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, shkruhet në raport të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!