Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për opozitarizmin e kësaj partie.
“Qeveria sapo ka nis punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa ne nuk po dojmë pak me jau prish këtë muaj të mjaltit, po presim që thotë populli me ja lshu lakin pak ma gat tani lidhet vet në lak të vetin”, tha Muhaxheri në Pressing.
Po ashtu Muhaxheri tha se nuk do të bëjnë opozitarizëm sikur VV-ja që kishte bërë, pra ai thotë se LDK-ja do të mundohet të jetë ajo parti që ka qenë, pra sipas tij, parti e njerëzve intelektual që e duan Kosovën.
“E dyta është se ne jemi duke e diskutuar formën e opozitarizmin, neve nuk na shkon me qenë të njëjtë me VV-në në opozitarizëm. Unë se kisha pa veten me mollotov me ja gju shpin Albin Kurtit, ose me bo diçka tjetër”
Ne jemi duke munduar me qenë ajo parti që ka qenë LDK-ja, parti e njerëzve intelektual që e dojnë këtë vend”, tha Muhaxheri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.