×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër dita e infermierit, Fitim Havolli lanson videoprojekt kushtuar infermierëve

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 21:25

    Nesër në Kosovë si në gjithë botën shënohet Dita ndërkombëtare e infermierisë.


    Sivjet për shkak të pandemisë së coronavirusit, nuk do të ketë aktivitet si vitet e kaluara, por për nder të kësaj dite, kryetari i sindikatës së Infermierve në Kosovë, Fitim Havolli. Do të lanson videoprojektin kushtuar ekskluzivisht infermierit në gjithë globin por edhe tek ne në Kosovë.

    Video të publikohet në të gjitha mediat kryesore të vendit, si në T7, Express, por edhe tek Reporteri.net.

    Kujtojmë se infermieri Havolli ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet i angazhuar me pandeminë e coronavirusit ku pasqyron vazhdimisht punën e infermierëve përballë virusit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!