×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet mbrëmja përkujtimore për Astrit Deharin

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 16:08

    Mbrëmja përkujtimore për Astrit Deharin do të mbahet nesër më 28 tetor duke filluar nga ora 18:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, thuhet në faqen e Facebook-ut “Unë jam Astriti”.


    “Ju ftojmë që me datë 28 tetor (ditë e hënë) nga ora 18:00, në rrugën Rexhep Luci (afër Kino ABC) në Prishtinë, ku tashmë edhe është ngritur një mural përkujtimi për Astrit Deharin, të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Për kujtimin ndaj Astritit, le ta mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen. Drejtësi për Astritin”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se në ekspertizën e ardhur nga Zvicra thuhet se është pak e mundshme që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje, ndërsa kërkohet hetim i ri nëse një person i tretë është i përfshirë në rast. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!