×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër ngricat e para në Kosovë

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 19:11

    Fronti ka kaluar dhe mbi rajon ka depërtuar masa ajrore anticiklonike e cila do të fuqizohet gjatë natës. Së bashku me ajrin anticklonik ka depërtuar dhe po depërton edhe ajri i ftohtë me origjinë polare. Gjatë natës pritet që qendra e masës ajrore anticiklonike të jetë mbi rajonin tonë dhe në këtë mënyrë pritet stabilizim i tërësishëm i motit dhe dobësim i erërave.


    Si pasojë do të krijohen kushte ideale për ngricat e para edhe në ato rajone ku deri më tani nuk ka patur ngrica. E kemi fjalën kryesisht për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe viset veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Për veriun e Malit të Zi as mos të flasim, njofton Meteoballkan.

    Temperaturat gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kosovë do të sillën nga -1 deri në -5 gradë celsius, ndërsa në viset më të larta temperatura mund të ulet deri në – 7 , ndërsa në Mal të Zi deri në – 10 gradë celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!