×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër samiti i Zagrebit, mund të ketë befasi për viza

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 10:37

    Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të mbahet nesër, më 6 maj, përmes video-konferencës.


    Ky samit ishte planifikuar të mbahej më 7 maj në Zagreb, por për shkak të pandemisë u ndërrua data.

    BE është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe video-konferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor.

    Në luftën kundër Covid-19, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar. Samiti do të sigurojë një mundësi për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize. Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së, ndërsa Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të merret me krizën e koronavirusit.

    Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bashkojë krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së dhe udhëheqës nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

    Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-së së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

    Ndryshe, Kosova ka kërkuar nga BE-ja që në këtë samit të bisedohet për liberalizim të vizave. Ka qenë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaci që kanë bërë kërkesë të njëjtë ndaj BE-së, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!