×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër shënohet 24 vjetori i shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 23:34

    Nesër, më 7 shtator 2024, u bënë 34 vjet qyshkur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kushtetutën, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.

    Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me anë të së cilës Kosova shpallej njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

    Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (7 shtator), e njohur si “Deklarata e Pavarësisë”, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë.

    Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.

    Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën ishin edhe personat të cilët regjimi serb i asaj kohe ishte vënë në kërkim të tyre.

    7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!