×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Neuropsikiatri Agani flet pas vrasjes së dy grave nga bashkëshortët: Janë pasoja të luftës

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 23:49

    Neuropsikiatri Ferid Agani i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka folur për rastet e fundit të vrasjeve të grave nga bashkëshortët e tyre.

    Agani tha se është  indikator i keq që shoqëria jonë për përballet me këto situata tejet dramatike e tragjike, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Këto janë ngjarje që prekin zemrat mendjet e qytetarëve. Ne në esencë jemi një shoqëri shumë e shëndoshë në bërthamën e saj, seopse jemi shumë të ndjeshëm ndaj këtyre ngajrjeve, nuk i pranojmë këto ngjarje, janë të huaja për trupin tonë kombëtar. Këto janë absoolutisht të papranueshme dhe kjo jep optimizëm se ne do të arrijmë si shoqëri dhe si shtet të ballafaqohemi me to. “, tha Agani.

    Sipas tij këtyre rasteve duhet tu jepet një përgjigje nga cdo segment i shoqërisë.

    “Përgjigjes shoqërore, shtetërore, familjare e individuale, të gjitha këto nivele duhet të kyçen kundër kësaj dukurie që po ndodhë shpesh. Nuk mjaftoon vetëm një segment i shoqërisë të artikulon mospajtimin por kërkohet reagim gjithpërfshirës.”, shtoi Agani.

    Ai tha se shoqërisë sonë i mungon një hulumtim i mirëfillt i shkaqeve që çojnë  deri të veprimet impiulsive e agresive të individëve, të bashkëshortëve ndaj grave të tyre, që po ka pasoja tragjike për viktimën, familjen, fëmijët dhe gjithë shoqërinë.

    Agani tha se analiza nënkupton një hulumtim shkencor të projektuar mirë, që do të bazohej në një kornizë konceptuale e cila i vë këto vrasje në kontekstin e zhvillimeve psikospciale si në rrafshin individual, familjar e më gjerë sic është Kosova si shtet i pasluftës, e ballafaqur me gjenocid, zhvendosje nga vendi i tyre.

    Neuropsikiatri Agani tha se në një hulumtim të vitit 1999 të shëndetit mendor të popullatës, ka gjetur që 41.8 % e popullsisë ka pasur shenja të ankthit.

    “Kjo i bie që gati çdo i dyti. 43.6 të shenjave dhe depresioni madhor dhe 25 % të çcrregullimit të stresit  post traumatik, pasojës më të rëndë të traumave të ngjarjeve së luftës. Krejt këto plagë ne i bartim ende. E gjithë ajo popullatë që është e gjallë i ka k[to barra dhe mund të kenë reagime abnormale psikologjike.”, tha Agani.  Ai tha se shteti duhet ta bëjë një hulumtim për gjendjen e shëndetit mendor të popullatës 25 vejt pas luftës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!