×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Neuropsikiatri Agani: Në shoqërinë tonë është rritur shkalla e agresivitetit dhe dhunës

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 23:38

    Neuropsikiatrit Ferid Agani  tha se në Kosovë është rritur dhuna dhe agresiviteti. Ai  ka komentuar paralajmërimet për ikjet e të rinjve kosovarë pas 1 janarit, kur edhe do të liberalizohen vizat për Kosovën.

    Ai përmendi edhe faktin se plane për të ikur nga Kosova po bëjnë edhe njerëz me pozitë më të mirë ekonomike e sociale, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë mendoj se qytetarët e vendit nuk po e bëjnë për çështje ekonomike dhe financiare. Më tepër kemi të bëjmë me një pasiguri sociale.”, tha ai.

    Por, sipas tij lëvizja e njerëzve është pozitive.

    “Unë mendoj se nuk duhet të dramatizohet ky moment. Mendoj se kjo është një episode në serialoin e Kosovës në trasnzicion prej periudhës së luftës, pasluftës e më tutje. Seriali po vazhdon. E kemi tash këtë episode që do të jetë dinamike mjaft, ku do të kemi një lëvizje të fuqishme të popullatës. Unë e shoh si një moment shumë pozitiv për vendin , qytetarët dhe shoqërinë sepse në masë të madhe do të ulë atë stresin dhe frustrimin e mijëra familjeve të ndara prej më të dashurve, sepse nuk kanë mundur të gjithë të vraporojnë pas vizave që të marrin rrugë për tu ofruar tek më të dashurit e tyre. Kjo do të japë mundësi që familjet të bashkohen dhe do të ulet tensioni në individ dhe në familje. Unë e shoh si një moment të gëzimit për krejt kombin.”, tha profesori Agani në DPT te Fidani.

    Agani tha se një familje që jeton në tranzicion, në një shoqëri me shkallë të lartë të papunësisë, me padrejtësi në procesin e punësimit, shkollimit e avancimit dhe ku ka korrupsion shkakton dozë të dëshpërimit.

    Ai tha se në Kosovë ekziston pakënaqësi e tension social dhe trauma të grumbulluara me dekada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!