Shqipëria dhe Kosova mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën në plotësimin e kërkesave respektive me energji elektrike, për shkak të burimeve të ndryshme të prodhimit.
Dhe jo vetëm në situata krize, si ajo që po kalon aktualisht Kosova.
Ndërsa Shqipëria prodhon energji nga burimet hidrike, në Kosovë energjia prodhohet nga termocentralet dhe të dy sistemet mund të ishin komplementare gjatë gjithë vitit, në varësi të reshjeve apo nevojave të secilit prej vendeve.
Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se shkëmbimet e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë të ulëta gjatë këtij viti.
Ato kanë qenë kryesisht në formën e depozitimeve, ku Shqipëria ka dërguar energji në Kosovë në periudhat e pikut të prodhimit dhe e ka tërhequr këtë energji gjatë verës, kur ka pasur thatësirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.