×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmedin Spahiu: Një numër i madh i hoxhallarëve, janë anëtarë të BIA’s serbe

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 16:04

    “Një numër i madh i hoxhallarëve, janë agjentë të BIA-s serbe”, u shpreh kështu, profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

    I pyetur pse ka një qëndrim të tillë, Spahiu tha se në luftën për çlirimin e Kosovës, krahasuar me profesionet tjera në Kosovë, përqindja më e madhe është pjesëmarrja e hoxhallarëve, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Një numër i madh i hoxhallarëve, janë agjentë të BIA-s serbe, këtë e dimë të gjithë. Në mesin e hoxhallarëve shqiptar, në luftën e fundit, me përqindje të profesioneve, më së shumti hoxhallarë ka që kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. Domethënë, hoxhallarë si profesion, krahasuar me inxhinierë, doktorë, mjekë, bujqit. Pra, hoxhollarët janë treguar më së shumti patriota në përqindje. Numri i kosovarëve, numri i hoxhollarëve që kanë marrë pjesë në luftë direkte, është me përqindje me të mëdhe se sa të gjitha profesionet tjera”, ka deklaruar Spahiu përmes një lidhjeje direkte në Klan Kosova.

    Madje sipas tij, hoxhollarët janë “patriotët” më të mëdhenj në Kosovë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!