×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmi Rudari i LDK-së: Në zgjedhjet e 2021 do të fitojmë bindshëm në Podujevë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 17:50

    Nexhmi Rudari nga LDK i cili humbi zgjedhjet dje nga Shpejtim Bulliqi i VV-së, thotë se zgjedhjet në Podujevë nuk i ka fituar ky i fundit, por kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.


    Rudari shprehet i bindur se në zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm, LDK-ja do të rikthejë pushtetin dhe do të fitojë bindshëm.

    “Zgjedhjet nuk i ftoi Shpejtimi, por Albini”, ka thënë Rudari në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    “Do të rrijmë në zyrë aq sa e parasheh nevoja dhe ligji, pasi duhet t’i kryejmë punët ditore që i kemi në shërbim të qytetarëve, sigurisht derisa të certifikohen rezultatet, pasi duhet pritur votat me kusht dhe nga diaspora, të cilat nuk e ndryshojnë rezultatin”.

    “Më pak se një vit që ka mbetur shkon shepjt, do të punojmë shumë, do të bëjmë analizë ku kemi çaluar dhe t’i përmirësojmë ato dhe në zgjedhjet lokale të 2021 të fitojmë prapë bindshëm”, ka deklaruar Rudari.

    Kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi, dje theu bastionin e LDK-së në Podujevë, pasi e fitoi zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!