Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë konfirmuar 14 raste të reja me covid-19.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot nga 58 mostra të marra nga komuna e Prishtinës, vetëm një ka dalë pozitiv.
“Virusin ende nuk e kemi mundur përfundimisht”, thotë Ahmeti.
“Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.#rriNshpi”,ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.