×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 61 teste në Prishtinë, sonte rezultuan 6 me coronavirus

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 23:38

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga 61 teste të kryera sot në kryeqytet, gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shumica familjarë të ngushtë të një rasti të djeshëm.


    Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar shërim të shpejtë të gjithëve, duke kërkuar edhe një herë nga qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

    Ai ka thënë se, pasi numri i vazhdueshëm i ultë i rasteve të reja lejon më shpejt zbutjen e masave.

    Në Prishtinë deri sonte janë konfirmuar 65 raste me coronavirus, prej tyre asnjë i shëruar dhe një i vdekur.

    Ndërsa në Kosovë u konfirmuan edhe 37 raste të reja me coronavirus.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159712802297166

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!