×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e premtja përmirësim i motit

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 19:17

    Dy ditëve në vazhdim do të mbajë mot stabil, kryesisht me diell, e herë-herë edhe me shtresë vranësirash kalimtare, bën të ditur Prishtina Weather.


    Shërbimi i meteorologjisë njofton se në aspektin termik do të mbajë mot i ngrohtë, e temperaturat do të jenë në rritje.

    Në fundjavë maksimalet do të rriten edhe mbi 25C, kurse ditën e hënë, afër 30C, paralajmëron PW.

    Parashikimi për periudhën 8-9 maj:

    8.05.2020 – Në mëngjes ftohtë, ndërsa gjatë ditës më ngrohtë. Kryesisht me diell, pasdite dhe në mbrëmje me vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 22C, e në vise malore 1C deri 15C. Erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriperëndimi 3-6m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 8.

    9.05.2020 – Ngrohtë, paradite me kthjellime, e pasdite dhe në mbrëmje me vransira. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 25C, e vise malore 5C deri 18C. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 8.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!