Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa, të pandehurit D.G dhe M.B për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Mashtrim”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Të pandehurit K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O, D.G dhe M.B dyshohen se në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Arrestimi i nëntë zyrtarëve për stadiumin e fshatit Magure, reagojnë nga Komuna e Lipjanit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.