Karabinierët nga Republika e Moldavisë do të marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Një projekt që e përcakton këtë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Në këto operacione do të dërgohen tre ushtarë nga Inspektorati i Përgjithshëm për Karabinierët, ndërsa përzgjedhja, emërimi dhe trajnimi i tyre do të fillojë më 1 prill”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Adrian Efros.
“Qëllimi i projektit është të sigurojë dislokimin dhe pjesëmarrjen e karabinierëve në kontekstin e përmbushjes së angazhimeve të Republikës së Moldavisë për të mbështetur komunitetin ndërkombëtar në përpjekjet e tij për të ruajtur një klimë paqeje, por edhe për të përfituar nga aftësitë dhe specifikat e forcave policore me status të dyfishtë ushtarak në përputhje me mandatin e akteve të misionit për forcimin ose zëvendësimin e forcave policore vendore. Ekzekutimi i misioneve për ruajtjen, sigurimin dhe rivendosjen e rendit publik duke kryer operacione policore për stabilizimin dhe luftimin e trazirave në turmë” , saktësoi Adrian Efros.
Saktësojmë se gjatë misionit karabinierët do të marrin 46 euro në ditë. Mbi 40 mijë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit, ku përfshihet edhe sigurimi mjekësor i ushtarakëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.