Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restorant në Ferizaj ku mbetën të lënduar dhjetëra persona, ka edhe të lënduar rëndë, shkruan Reporteri.net.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se 7 persona kanë marrë lëndime më të rënda, në mesin e tyre edhe pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi.
“ Deri tash 7 persona janë të lënduar më rëndë. Me djegie të shkallës së lartë është edhe pronari i restorantit”, thotë ky burim i Reporterit.
Për ngjarjen e rëndë kanë folur edhe nga Poicia e Kosovës. Major Qazim Reka ka bërë të ditur se numri i personave të lënduar ka shkuar në 31 ku dy prej tyre janë fëmijë, ndërsa shtatë persona janë nisur për trajtim në QKUK.
Ai ka thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë: