×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot kufizohet lëvizja për qytetarët mbi 65 vjeç, këto janë oraret kur mund të dalin

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 8:13

    Qeveria e Kosovës mori vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.


    Policia e Kosovës nga sot do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit.

    Është paralajmëruar se dënimet do të jenë të mëdha, shkruan Reporteri.

    Ato shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç dhe të atyre me sëmundje kronike. Po ashtu, ka pezulluar aktivitetin e çerdheve publike dhe private.

    Sipas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti, të marrë të hënën, pensionistët dhe të të tjerët me sëmundje kronike do të mund të lëvizin nga ora 5:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 18:00 deri në orën 21:00. Pra, tetë orë gjithsej gjatë gjithë ditës.

    “Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!