×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Graqanicë: Djali e gjen të vdekur babain në dhomë, ishte qëlluar me armë zjarri

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 9:07

    Një person ka vdekur në Graqanicë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.


    Policia në raportin 24 orësh njofton se një person ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.

    “Graqanicë 06.05.2020 – 18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit”, thuhet në raport.

    Policia thotë se në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta dhe një gëzhojë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!