Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.
Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët.
Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i thanë Klan Kosovës, i kishte kërcënuar se do t’i djegë brenda shtëpisë.
Megjithatë, 37 vjeçarja Lindita Latifi, tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti me të cilin janë në procedura shkurorëzimi, e rrahu dhe e malltretoi.
Ndonëse janë prindër të gjashtë fëmijëve, me vite të tëra, Lindita Latifi ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti.
Sipas saj edhe pse për të bëmat e burrit kishte raportuar në polici, nuk është se u mor në mbrojtje, njofton Klan Kosova.
Rreth dhunës psiqike dhe fizike që ajo kishte përjetuar, rrëfeu për Klan Kosovën, duke treguar se nuk ishin kursyer as armët e ftohta.
”Na gjujke na thojke kurva”.
”Kurgjo s’ta kam ba çka kam me ta ba ma zi. Krejt kam me ju myt, kam me ju faru krejt”.
”Kam me ju gju kom me ju kallë krejt. Me stupc më rrehke. Ja kam këqyr loptë, gjanë e kuajt”.
”Tuj ma ngul thikën s’disa herë”
”Qe 20 vjet tuj me rreh. Krejt krytë e kam të çkym prej tij [me shishe tuj me rreh]”, thotë ajo për bashkëshortin e saj E.H, me të cilin janë në procedura divorci.