×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 7:24

    Ngjarjet e datës 18 korrik:

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e 329-të. (Zyrat e KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj” ora 09:00)

    CSR Kosova organizon takim me bizneset në Rajonin e Prishtinës, me qëllim promovimin e mundësive për punë praktike për të rinjtë, përmes Platformës “Kosovo Generation Unlimited”. (Amfiteatri i ish-Objektit të Rilindjes ora 10:00)

    Ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci, dhe ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, raportojnë në Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, N204 ora 10:00)

    Organizohet Panairi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës Ekonomik, në të cilin marrin pjesë rreth 30 biznese të udhëhequra nga gratë dhe minoritetet. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan ora 10:00)

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mban konferencë për medie, ku do të prezantohen rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-qershor. (Zyra qendrore e ATK-së ora 11:00)

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe
    Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizon panairin “Gratë në Biznes”. (Sheshi “George Bush”, Prishtinë ora 11:00)

    Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) dorëzon çelësat te pronarët e ligjshëm për pronat e tyre të liruara në Mitrovicën Veriore. (Zyra Regjionale e AKKVP-së, Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë ora 11:00)

    PrimeTime Promotion organizon konferencë informuese me rastin e mbrëmjes së madhe të boksit në Ludwigsburg të Gjermanisë. (Hotel “International Prishtina” ora 11:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!