×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 7:22

    Ngjarjet e datës 17 qershor:

    Shoqata “Roja e Kohës” organizon protestë për të kundërshtuar bllokadën institucionale. (Para objektit të Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

    Vazhdimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare, ora 10:00)

    Zhvillohet Gara Finale me Trotineta me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të para nga gjashtë shkolla fillore të Kosovës: SHFMU “Naim Frashëri” – Prishtinë SHFMU “Jeronim de Rada” – Ferizaj, SHFMU “Asdreni” – Pejë, SHFMU “Fehmi Agani” – Gjakovë, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”- Obiliq, SHFMU “Daut Bogujevci”- Fushë Kosovë. (Ora 10:00)

    Nënshkruhet memorandum i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). (Komuna e Prishtinës, Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

    Në kuadër të ditëlindjes së Ukshin Hotit, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet përkujtimore, kulturore dhe akademike. (Krushë e madhe, ora 11:30-19:00)

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, takon në një vizitë zyrtare Osvald Bjelland, autorin e librit “Hope for Life on Our Planet: Inspiration for Seven Generations”. (Objekti i vjetër i Komunës në Prishtinë, ora 13:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!