×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrihet aktakuzë kundër inspektorit të ndërtimtarisë për keqpërdorim të pozitës

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 14:43

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimtarisë, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.


    “B.K. duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, me qëllim që të përfitojë dobi për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër, përkundër njoftimit nr.17-354-49/6 të lëshuar më datë 20.10.2014 adresuar investitorit Xh.B., pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit në anën e djathtë të rrugës Prizren – Nashec, afër autostradës, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm nr. 17-354-49-4, që ka lëshuar më 2.05.2014 , nuk e ka bërë ekzekutimin më datë 24.10.2014 edhe pse ka qenë i detyruar”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë.

    Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!