×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë kundër një personi për vrasje të rëndë

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 17:11

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale, “vrasje e rëndë”.

    Aktakuza është ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sipas aktakuzës i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës,” thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!