Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër ndaj katër personave, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, tre të parët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.
Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kallxo.com raporton se njëra nga akuzuarat është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.