×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Ngritet aktakuzë ndaj një burri në Prizren, tentoi ta vrasë personin që ia kërkoi 2 mijë e 500 euro borxh

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 11:18

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.U., i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë një person më 17 maj të këtij viti, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se sipas aktakuzës, i akuzuar në fshatin Nashec të Prizrenit, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën, J.A., të cilit paraprakisht i kishte kërkuar borxh 2 mijë e 500 euro.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari B.U., me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 € (Dymijë e pesëqind euro) në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘’ËV Passat CC’’ , e cila ka qenë e hapur,  shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    B.U., akuzohet për dy veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cila akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, njofton Prokuroria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!