Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë vetëm katër parti shqiptare. Herë rritje, e herë rënie, ky është rrugëtimi i këtyre partive në dy dekadat e fundit.
Lidhja Demokratike e Kosovës kulmin e saj e kishte në vitin 2001, ku kishte arritur që të marrë 45.6 përqind të votave. Pas këtyre zgjedhjeve, përqindja e kësaj partie shkoi vetëm duke rënë.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK’ja arriti të marrë vetëm rreth 13 përqind të votave.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar rënie e rritje në këto 20 vjet.
Përqindjen më të madhe të votave e kishte në zgjedhjet e vitit 2007, derisa në zgjedhjet e fundit ka marrë 17.4 përqind.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2010, ku kishte siguruar 12.6 përqind të votave. Ndërkohë, në zgjedhjet e së dielës, Vetëvendosja është renditur partia e parë.
Rënie e ngritje ka pasur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo parti ka marrë vetëm 7.4 përqind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.