Arian Krasniqi dyshohet se ka sulmuar fizikshit sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin.
Pas intervistimit nga policia me urdhër të prokurorit janë liruar. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Palët e përfshira në rast janë shoqëruar në stacion policor, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast sulm ndaj personit zyrtar dhe rasti shkon ne procedure te rregullt”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka raportuar gjatë ditës për rrahjen ndërmjet nipit të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dhe Sekretarit të MTI-së Burim Rrecit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.