×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Nis fushata e korrje-shirjes: Peci më në fund arrin të futet brenda kombanjës me Kurtin, vjet i ishte mbyllur dera para syve

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 13:06

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecin, kanë nisur fushatën e korrje-shirjes.

    Në fotot e publikuara nga Kurti, shihet se këtë herë Peci ka arritur të futet brenda kombanjës bashkë me kryeministrin në detyrë, për dallim nga viti i kaluar kur i ishte mbyllur dera e kombanjës para syve, shkruan Reporteri.net.

    Pamjet nga ai moment ishin bërë virale, kur një person që e shoqëronte Kurtin ia mbylli derën Pecit.

    Kurti tha se sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar.

    “Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë. Me punën e zellin e tij, dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë. E përveç grurit ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër”, ka shkruar Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!